LAJME

Artikull

Rasti me delet në Velingrad është ndër temat e seancës së sotme parlamentare

Enjte, 19 Dhjetor 2024, 08:22

Rasti me delet në Velingrad është ndër temat e seancës së sotme parlamentare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej Çorbanov dhe një grupi të përfaqësuesve të popullit nga "Ka një popull të tillë", për shkak të informacioneve kontradiktore për gjendjen shëndetësore të pesë tufave në rajonin e qytetit Pazarxhik. Pas publikimit të rezultateve nga laboratori i referencës në Monpelie, mbarështuesit shprehën dyshime për mënyrën e marrjes dhe përpunimit të mostrave. Sipas avokatëve, laboratori i Agjencisë Bullgare të Sigurisë së Ushqimeve nuk ka bazë ligjore për të marrë dhe për të përpunuar mostra për murtajën afrikane të ripërtypësve të vegjël, pasi nuk ka akreditimin e nevojshëm.
Lexoni më shumë mbi temën nga arkivi ynë: