Artikull
DPS "Fillimi i Ri" dhe PP kërkuan që Gllavçev të nënshkruajë Marrëveshjen me Ukrainën
Enjte 19 Dhjetor 2024 10:48
Enjte, 19 Dhjetor 2024, 10:48
Dimitër Gllavçev
FOTO: EPA/BGNES - arkiv
Madhësia e shkronjave
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin gjatë Këshillit Evropian që mbahet sot në Bruksel. Dje GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Gllavçev që ta tërheqë marrëveshjen me argumentin se vendimi duhet të merret nga një kabinet i rregullt. Në përgjigje, Gllavçev komentoi nga Brukseli se nëse mblidhet shumica parlamentare, do ta nënshkruajë marrëveshjen.
Lidhur me refuzimin e kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev për të nënshkruar dokumentin, Nikollaj Denkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” supozoi një skandal diplomatik dhe theksoi se PP-DB e mbështet dokumentin për bashkëpunim me Ukrainën. Denkov e qortoi Gllavçevin se nuk dëshironte të angazhohej dhe vendimin ia kaloi parlamentit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип