Artikull
U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë
Enjte 19 Dhjetor 2024 12:39
Enjte, 19 Dhjetor 2024, 12:39
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri
Madhësia e shkronjave
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë.
Në inaugurimin e oborrit të rinovuar morën pjesë ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Z. Ivajllo Kirov, shefi i Seksionit të Diplomacisë Publike Z. Asen Paçev, Nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Z. Agron Nuredinaj dhe kryetari i shoqërisë "Bullgarët e Shqipërisë" Z. Ahmet Balla.
Projekti i realizuar është pjesë e përpjekjeve të shtetit bullgar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat, ku jeton pakica kombëtare bullgare. Një theks i veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve më të mira për arsimimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Gjatë ceremonisë të gjithë fëmijët e shkollës morën dhurata në kuadër të projektit të përvitshëm "Festimi i Vitit të Ri në mënyrë bullgare". U shpërndanë gjithsej 680 dhurata për fëmijët nga fshatrat e zonës së Gorës – Zapod, Orgjost, Cërnalevë, Oreshkë, Shishtavec dhe Borje. Nisma u mbështet nga kompania bullgare për prodhimin e ëmbëlsirave “Ditë e Natë”, e cila çdo vit siguron ëmbëlsirat e përfshira në paketat e dhuratave.
Lexoni më shumë për bullgarët në Shqipëri nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri