Artikull
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova nuk e futi në axhendën e deputetëve Marrëveshjen me Ukrainën
Enjte 19 Dhjetor 2024 14:17
Enjte, 19 Dhjetor 2024, 14:17
Natalija Kisellova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në kompetencë të qeverisë dhe është miratuar në mbledhjen e qeverisë. Me të autorizohet ministri i jashtëm për të zhvilluar negociatat, kryeministri për të nënshkruar marrëveshjen dhe Ministria e Jashtme për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, sqaroi Kryetarja e Kuvendit. “Duke qenë se ka një vendim të qëllimshëm të qartë të qeverisë, kryeministri duhet ta respektojë atë, e jo të kërkojë mbështetje dhe t'ia bartë përgjegjësinë Kuvendit Kombëtar”, ka komentuar Kisellova.
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dje iu drejtua Kuvendit me kërkesë që t'i jepet mandati për nënshkrimin e marrëveshjes. Ai sot nga Brukseli deklaroi se nuk do ta nënshkruajë dokumentin pa mbështetjen e Kuvendit Popullor. Sipas programit të Gllavçevit, marrëveshja është dashur të nënshkruhet sot në Bruksel gjatë takimit të tij me Volodimir Zelenskin.

Publikoi / Publikuan: БНР екип