KULTURË

Artikull

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Premte, 20 Dhjetor 2024, 08:49

Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh "Ritoni i Artë" për kinema të animuar regjisorit Henri Kulev

Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh "Ritoni i Artë" për kinema të animuar regjisorit Henri Kulev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav Hristov. Filmi i vizatuar mori edhe çmimin për regjinë më të mirë. “Dëshira e Gerit” fitoi edhe çmimin e kritikës. Çmimi special i jurisë shkon për Cvetan Dragnev për dokumentarin “Kutia e Zezë Ballkanike”. Filmi fitoi gjithashtu çmimet për muzikën dhe kinematografinë më të mirë. Çmimi special i jurisë për film të animuar u mor ng Ivan Popov – Zaeka (Lepuri) për filmin "Portreti familjar i tokës së zezë". Këtë vit konkurruan 59 filma, 21 filma të animuar dhe 38 dokumentarë dhe 25 prodhime u përfshinë në programin "Horizontet e Hapura". Numri i përgjithshëm i titujve është rekord 84.

Publikoi / Publikuan: БНР екип