Artikull
Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%
Premte 20 Dhjetor 2024 09:48
Premte, 20 Dhjetor 2024, 09:48
FOTO: Trend
Madhësia e shkronjave
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”.
Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët kryesorë që formojnë ndjenjën e lumturisë, tha për BNR sociologia Evelina Sllavkova nga agjencia. 24% e të anketuarve e konsiderojnë vitin 2024 si një vit të mirë për Bullgarinë dhe përqindja është ulur me 4% krahasuar me dhjetorin 2023. Pesimistët janë rritur me 1% dhe janë 58%. Në nivel personal, 6 nga 10 bullgarë e vlerësojnë vitin si të mirë. Për 26%, viti i kaluar ka qenë i keq.
38% janë të mendimit se Bullgaria pret një vit më të mirë, ndërsa 26% parashikojnë një vit më të keq. Një përqindje e lartë e të pyeturve (36%) kanë pasur vështirësi të përgjigjen. Në nivel personal, optimistët janë më shumë 47%, dhe 15% janë skeptikë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип