LAJME

Artikull

Westinghouse fillon studimet për furnizimin me karburant për njësinë 6 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Premte, 20 Dhjetor 2024, 13:16

Westinghouse fillon studimet për furnizimin me karburant për njësinë 6 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit tonë të energjetikës Vlladimir Malinov. Kontrata parashikon një analizë të përputhshmërisë së karburantit të freskët të Westinghouse me atë rus, me të cilin njësia 6 punon për mbi 30 vjet. Në fillim të këtij viti, Njësia 5 e termocentralit tonë të vetëm bërthamor u furnizua pjesërisht me karburant të Westinghouse. Kompania amerikane u zgjodh edhe për ndërtimin e njësive 7 dhe 8 të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.