LAJME

Artikull

Presidenti Radev: Bullgaria mbetet një partner i besueshëm i Hungarisë në sektorin e energjetikës

Premte, 20 Dhjetor 2024, 14:34

Presidenti Radev: Bullgaria mbetet një partner i besueshëm i Hungarisë në sektorin e energjetikës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në energjetikë dhe do të kontribuojë në sigurinë e furnizimit me energji për Evropën Qendrore dhe Lindore. “Dua të përgëzoj Viktor Orban për vlerësimin e tij të matur të proceseve gjeopolitike dhe sfidave me të cilat përballemi, për vizionin e tij të qartë për zhvillimin e vendit të tij dhe Evropës”, ​​tha presidenti. Sipas Radev dhe Orban, prioritet për Evropën është arritja e paqes në Ukrainë me rolin udhëheqës të diplomacisë, njoftoi reporterja e BNR, Mira Stefanova.
"Bullgaria ka qenë gjithmonë strategjikishte rëndësishme për sigurinë e Hungarisë, një vend kyç, veçanërisht në kushtet e luftës në Ukrainë, e cila ndryshon shumë gjëra, duke përfshirë furnizimin me gaz natyror", theksoi kryeministri hungarez Orban. "85% e ekonomisë sonë punon me gaz. Tani këto furnizime nuk janë aq të besueshme, por ne përpiqemi t'i sigurojmë ato përmes Bullgarisë”, shtoi ai.

Publikoi / Publikuan: БНР екип