Artikull
Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional
Shtunë 21 Dhjetor 2024 04:15
Shtunë, 21 Dhjetor 2024, 04:15
FOTO: Facebook/Aleksandrina Pandurska
Madhësia e shkronjave
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit Bllagoevgrad. Me ide të saj, krijohet një shoqatë informale e mjeshtreve të thurrjes nga Jugperëndimi.
FOTO: БНР Благоевград
Takimi i parë i njerëzve që mbajnë në zemrat e tyre artin e thurjes mbahet më 22 dhjetor në Bllagoevgrad. Veprimtaria do të bashkojë si mjeshtret me përvojë ashtu edhe entuziastët fillestarë që duan të hedhin hapat e tyre të parë me gjilpëra në duar ose thjesht të kalojnë kohë në një atmosferë krijuese.
Sipas Aleksandrina Pandurska, thurja mund të jetë jo vetëm një hobi, por edhe një mjet për të gjetur paqen e brendshme dhe për të krijuar një komunitet.
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Aleksandrina Pandurska, BNR Bllagoevgrad
Publikoi / Publikuan: БНР екип