KULTURË

Artikull

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Dielë, 22 Dhjetor 2024, 05:05

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur ai u nda nga jeta, veprën e vazhdoi i biri.
Юсеин Юсуф

Юсеин Юсуф

Ashtu si trakët, romakët dhe kulturat e tjera që kaluan nëpër malin Rodopa, edhe ai ëndërron të lërë gjurmë. Kënaqësinë e gjen duke parë kalimtarët që ndalojnë për të shijuar shatërvanin buzë rrugës
Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit
Katër dekada pas vendosjes së gurit të parë, hapësira është e mbushur me dhjetëra miniatura mermeri. Fatkeqësisht, jo të gjithë vizitorët e trajtojnë krijimin me kujdes.
Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit
“Ka pllaka mermeri të thyera, të lyera dhe të hedhura. Mermerin e solla nga Izmiri. Por unë nuk zemërohem. Pres që të ketë edhe njerëz të tillë”, thotë Jusein Jusuf për BTA.
Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit
Mjeshtri i shatërvanit buzë rrugës tashmë po mendon projektin e tij të radhës për të pasuruar në natyrë galerinë e tij të artit. Ai zotohet se sa të jetë gjallë do të vazhdojë këtë punë të tij.

Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип