MUZIKË

Artikull

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Hënë, 23 Dhjetor 2024, 06:10

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

FOTO: Facebook /Steff

Madhësia e shkronjave

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i tyre është kënga e tij debutuese. Ideja lindi pasi, si kolegë në një piano bar, vendosin të regjistrojnë një këngë si duet, pasi zërat e tyre tingëllojnë shumë mirë së bashku. Kështu u shfaq kënga “Mrekullia e Krishtlindjes”, me muzikë dhe aranzhim të Bogomill Bonev, tekstin e shkroi Anastasia Mavrodieva. Dhe mesazhi i ekipit është:
“Me këtë duet duam të arrijmë zemrat e njerëzve, që të gjithë të ndiejnë bukurinë e Krishtlindjeve, të mbushen me energji pozitive dhe humor të mirë për festat e ardhshme!”
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Steff

Publikoi / Publikuan: БНР екип