SPORT

Artikull

Karlos Nasar është zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë

Hënë, 23 Dhjetor 2024, 17:04

Karlos Nasar

Karlos Nasar

FOTO: startphoto.bg

Madhësia e shkronjave

Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik.
“Kam marrë një çmim tjetër që e kam pritur prej kohësh. Nuk e kisha fituar më parë për shkak të Lasha Talakhadzes, por erdhi momenti që ia dola. Ky është një çmim i madh për mua dhe jam vërtet i lumtur me këtë arritje. Faleminderit që më keni mbështetur gjatë gjithë kohës”, tha Karlos Nasar.
Së fundmi ai fitoi çmimin “Ikari sportiv”, ndërsa aktualisht është pretenduesi kryesor për çmimin “Sportisti i Vitit”.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип