LAJME

Artikull

Sipas një sondazhi i Agjencisë “Mjara” një pjesë e madhe e bullgarëve duan një kabinet të rregullt

Martë, 24 Dhjetor 2024, 07:50

Sipas një sondazhi i Agjencisë “Mjara” një pjesë e madhe e bullgarëve duan një kabinet të rregullt

FOTO: Agjecia Sociologjike

Madhësia e shkronjave

Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% -  hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike “Mjara” e Juliana Galjova, Janica Petkova, Svetlin Taçev dhe Përvan Simeonov.
Edhe pse partia GERB është forca e parë politike, kryetari i saj Bojko Borisov mbledh mosmiratimet e 58.1%  e të anketuarve, që ai të drejtojë një kabinet të rregullt. 59.3% përkrahin të ashtuquajturën kordon sanitar rreth liderit të "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski. Kryetarja e re e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova gëzon pritshmëri të mëdha dhe 6.,4% e njerëzve shohin shanse në zgjedhjen e saj. Qeveria e përkohshme mbështetet vetëm nga 33.5% e të anketuarve. Një shumicë prej 74.6% ndan tezën se vendi ynë përballet me një rrezik real të goditjeve të rënda financiare. Gjysma e të pyeturve janë kundër idesë për një rritje më të mprehtë të pagave në agjencitë ligjzbatuese.
Sondazhi u krye në periudhën 21-22 dhjetor 2024 mes 800 qytetarëve të rritur.

Publikoi / Publikuan: БНР екип