Artikull
Trafiku rrugor drejt Rumanisë dhe Turqisë është intensiv
Mërkurë 25 Dhjetor 2024 09:27
Mërkurë, 25 Dhjetor 2024, 09:27
FOTO: Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
Intensiv është qarkullimi në pikat kufitare me Rumaninë dhe Turqinë, njofton “Policia Kufitare”. Trafiku me Rumaninë është intensiv në “Kardam” në dalje për kamionë. Për shkak të riparimeve të mëdha në seksionin bullgar të urës së Danubit afër Ruses, ka një organizim të përkohshëm të qarkullimit në një korsi, ndërsa drejtuesve të mjeteve rekomandohet të orientohen te pikat "Silistra", "Kardam", "Durankullak", "Kainarxha" dhe “Krushari”. Dy pikat e fundit janë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 20:00 dhe kamionët nuk lejohen të kalojnë nëpër to. Trafiku në “Kapiten Andreevo” drejt Turqisë është shumë intensiv. Përkohësisht, për shkak të riparimeve, qarkullimi nëpër pikën kufitare "Mallko Tërnovo" kryhet në një korsi. Për shkak të reshjeve të mëdha të borës në “Gjueshevo” në mëngjes u ndërpre qarkullimi drejt Maqedonisë së Veriut. Qarkullimi është normal në pikëkalimet e tjera me Greqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Publikoi / Publikuan: БНР екип