LAJME

Artikull

Bullgarët janë të kursyer për dhuratat e festave, ata preferojnë të udhëtojnë

Mërkurë, 25 Dhjetor 2024, 13:12

Bullgarët janë të kursyer për dhuratat e festave, ata preferojnë të udhëtojnë

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Sipas një sondazhi të BNT, bullgarët lënë mënjanë nga 25 deri në 150 euro për të surprizuar të dashurit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve. Rrobat dhe pajisjet elektronike janë mallrat më të preferuara. Tregtia në internet shënoi rritje në dhjetor, me kuletat digjitale, kartat e debitit dhe kreditit ndër mjetet më të përdorura të pagesës. Parapagesat nëpër restorante për natën e Vitit të Ri arritën në 90 euro, kurse rezervimet bëheshin muaj përpara.
Rreth 500 000 bullgarë udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Prej  tyre 200 000 do të udhëtojnë nëpër vend, dhe 300 000 të mbetur - jashtë vendit, tha për bTV eksperti financiar Georgi Zahariev. Ai shtoi se 59 për qind e shpenzimeve për pushime shkojnë për udhëtime, 26 për qind për dhurata dhe 15 për qind për ushqime dhe festime.