Mërkurë 25 Dhjetor 2024 15:06
Mërkurë, 25 Dhjetor 2024, 15:06
FOTO: Ivan Shishiev - Etydet e Sofjes
Madhësia e shkronjave
Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë statujave në qytet. Me libra aguan skulpturat e Aleko Konstantinov, Penço e Petko Slavejkovi, Jan Bibian dhe djalli Fjut etj. Shishiev këtë vit i befasoi banorët e kryeqytetit me 30 libra nga Dickens, Pratchett, Javorov, Gaimoni e të tjerë. "Ne besojmë se libri jep kuptim dhe ka fuqinë për të krijuar të ardhmen. Dhe nuk ka dhuratë më të mirë se e ardhmja", thotë fotografi.
Publikoi / Publikuan: БНР екип