Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth Sofjes, janë pa energji elektrike.
Qyteti i Samokovit dhe resorti Borovec janë gjithashtu pa energji dhe sot zona e skive në resort nuk do të funksionojë të paktën deri në mesditë. Pa energji elektrike janë edhe zonat e Botevgradit dhe Vracës, në komunat Lloveç, Ugërçin, Llukovit, Jabllanica, Teteven, Aprillci dhe Trojan. Pritet që të ketë përsëri energji elektrike brenda mesditës.
Reshjet e borës sollën edhe probleme me qarkullimin e trenave. Trafiku ndërmjet stacioneve Careva Livada dhe Gabrovo është ndërprerë përkohësisht për shkak të degëve të rrëzuara në hekurudhë dhe mungesës së tensionit në rrjetin e kontaktit.