Artikull
“Vëzrazhdane” do të mbrojë Patriarkanën Bullgare kundër një vendimi të Gjykatës së Lartë
Premte 27 Dhjetor 2024 09:42
Premte, 27 Dhjetor 2024, 09:42
Kostadin Kostadinov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Vëzrazhdane” do të bëjë ndryshime në Ligjin për fetë, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Sipas partisë, ndryshimet do të mbrojnë Kishën Ortodokse Bullgare si të vetmen. Në prag të Krishtlindjes, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi të na “kënaqte” me regjistrimin e një kishe të dytë ortodokse, ka shkruar në Facebook kryetari i partisë Kostadin Kostadinov.
“Që sot do të fillojmë punën për amendamentin, me të cilin vetëm Patriarkana Bullgare do të ketë të drejtë të përdorë shprehjen “Kisha Ortodokse Bullgare”, dhe do të specifikojmë shprehimisht se ajo nuk do të mund të përdoret nga organizata të tjera fetare – pavarësisht nëse ka, ose nuk ka fjalë dhe fraza të tjera. Projektligji do të dorëzohet në ditën e parë të mundshme të punës – 30 dhjetor”, shpjegon Kostadinov.