SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në Brisbane

Hënë, 30 Dhjetor 2024, 09:26

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

I dyti në skemën ATP 250 në Brisbane, Grigor Dimitrov, filloi me sukses sezonin e tij të 18-të në tenisin profesional. Në mbrojtje të titullit, bullgari mundi me 7:6(5), 6:3 të kualifikuarin nga Gjermania Janik Hanfman pas një orë e 47 minuta lojë. 33-vjeçari bullgar arriti në “taibreak” në fund të setit të parë, të cilin e fitoi kundër tenistit gjerman, të renditur në vendin e 96-të. Kundërshtari i radhës i tenistit bullgar është Aleksandër Vukiç nga Australia, i cili renditet i 68-ti në botë. 

Publikoi / Publikuan: БНР екип