LAJME

Artikull

Në mesnatë, kufijtë tokësorë të Shengenit bien për Bullgarinë

Martë, 31 Dhjetor 2024, 02:05

Në mesnatë, kufijtë tokësorë të Shengenit bien për Bullgarinë

FOTO: marica.bg

Madhësia e shkronjave

Nga 1 janari 2025, 17 vjet pasi Bullgaria u bë pjesë e BE-së (1 janar 2007), vendi ynë hyn në Shengen dhe në rrugë tokësore, duke u bërë anëtar i plotë i zonës së udhëtimit pa kufij. Po hiqen kontrollet kufitare mes vendit tonë dhe Greqisë dhe Rumanisë. Gjatë gjashtë muajve të parë do të ketë një kontroll selektiv të kalimtarëve.
Para mediave më 22 dhjetor, ministri i brendshëm Atanas Illkov bëri me dije se nga data 1 janar 2025, kur vendi ynë do të hyjë në zonën Shengen dhe në rrugë tokësore, do të ketë kontroll në kufirin bullgaro-rumun, por ai do të jetë sipas parimit të rastësishëm, bazuar në analizën e rrezikut. Kur ka të dhëna për persona dhe automjete të dyshimta, ato do të nxirren nga qarkullimi dhe do të kontrollohen në vende të caktuara. Në kufirin me Greqinë kontrollet do të kryhen në mënyrë të rastësishme brenda 30 kilometrave nga kufiri shtetëror. Kufiri turk bëhet barriera e Shengenit për Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Azinë.
Kujtojmë se më 31 mars 2024 u hoqën kontrollet kufitare ajrore dhe detare për qytetarët e vendit tonë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип