MUZIKË

Artikull

"Dhuro një buzëqeshje"

Martë, 31 Dhjetor 2024, 04:15

"Dhuro një buzëqeshje"

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod Agasjan dhe aranzhim të Svetosllav Lloboshki ka një mesazh të bukur - të jesh i sjellshëm dhe të mos harrosh të dhurosh buzëqeshje. Një gjest i vogël që nuk kushton asgjë, por do të thotë shumë. Teksti i këngës është i Aneta Mutafovës dhe i përgjigjet karakterit dhe personalitetit të Sianës së vogël, e cila është shumë rrezatuese dhe i pëlqen të shpërndajë buzëqeshje. Buzëqeshni edhe ju!
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva