Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025 për bullgarët janë ato të BE-së - 68% e atyre që udhëtojnë jashtë vendit për pushime. Këtë e tha për BNR Radio Sofje, Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime të Mjedisit Informativ në Turizëm. Afro 4000 bashkatdhetarë tanë preferuan destinacione të largëta. Për ta, Dubai zë tradicionalisht pozitat kryesore, i ndjekur nga Egjipti, Tunizia, Maldivet, Sejshellet, Zanzibari dhe Vietnami.