Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave detare interpretoi himnet kombëtare të dy vendeve, pas së cilës Illkov dhe Predoiu falënderuan partnerët e tyre evropianë dhe uruan qytetarët e të dy vendeve, njoftoi korrespondentja e BNR Asja Pençeva.
Deri më tani të gjithë ata që kalonin në pikën e “Urës së Danubit” i nënshtroheshin kontrollit 100 për qind. Nga 1 janari, pasi Bullgaria u bë anëtare e plotë e Shengenit, edhe në rrugë tokësore, makinat që udhëtojnë drejt fqinjit tonë verior paguajnë një tarifë “urë” në anën bullgare, më pas kalojnë urën dhe nga ana rumune vetëm një pjesë e vogël i nënshtrohen kontrollit kufitar duke përdorur metodën e “analizës së rrezikut”. I njëjti është rendi edhe për kalimin në drejtim të kundërt, sqaroi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare në Ruse, Komisioneri Dimitër Çorbaxhiev, cituar nga BTA. Kjo u përket edhe automjeteve të rënda të mallrave.