LAJME

Artikull

Kryeministri Gllavçev: Së bashku do t'i mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së shumë më mirë

Mërkurë, 1 Janar 2025, 12:52

Kryeministri Gllavçev: Së bashku do t'i mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së shumë më mirë

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së lirë pasi Bullgaria u bë anëtare e plotë e Shengenit nga 1 janari 2025. Më herët, pikërisht në mesnatë, barrierat në postblloqe u ngritën dhe punonjësit e institucioneve të kontrollit u larguan nga kabinat për kontroll, njoftoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva.
"Jam i bindur se së bashku do t'i mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së shumë më mirë. Jam i bindur që nga dita e parë apo e dytë do të kuptohen dallimet dhe qytetarët bullgarë do të ndjejnë komoditetin e anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen", theksoi kryeministri.
Në zonën e PKK-së do të ketë punonjës të policisë kufitare për të ndihmuar qarkullimin dhe përzgjedhjen për inspektim si në mënyrë të rastësishme, ashtu edhe në rast dyshimi për rrezik në makina dhe në ngarkesat e kamionëve.
Ndër avantazhet e pritshme të heqjes së kontrolleve kufitare janë rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve, si dhe rritja e turizmit, përfshirë turizmin njëditor, mes dy vendeve.