Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat.
Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai është më i ulët se ai i deklaruar fillimisht nga shoqëria aksionare “Bulgargaz” dhe mbetet konkurrues për biznesin bullgar dhe konsumatorët vendas të gazit natyror, vuri në dukje Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit.