LAJME

Artikull

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Enjte, 2 Janar 2025, 15:16

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese përmes përzgjedhjes së bazuar në analizën e rrezikut dhe në baza të rastësishme. Këtë e tha para gazetarëve drejtori i Policisë Kufitare, kryekomisar Anton Zllatanov. “Ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë presionin e emigrantëve përmes kufirit bullgaro-grek”, ishte kategorik ai. Një pjesë e policëve kufitarë do të ridrejtohen në kufirin bullgaro-turk, i cili bëhet i jashtëm për Shengen.
Ekipet e “Policisë Kufitare”, Agjencisë “Dogana” dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave ndodhen tashmë në parkingjet përreth autostradës “Struma” drejt kufirit tonë me Greqinë dhe në zonën 30 kilometra përgjatë arterieve rrugore në vende ku kontrollet nuk do t’i pengojnë lëvizjes së lirë, njoftoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva.

Publikoi / Publikuan: БНР екип