Artikull
Turizmi pritet të fitojë 300 milionë lela në vit nga hyrja jonë në Shengen
Premte 3 Janar 2025 08:31
Premte, 3 Janar 2025, 08:31
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për industrinë në vitet në vijim do të jenë mesatarisht në këtë shumë. “Mesazhi më i mirë që mund të transmetojë Bullgaria për vitin 2025 për botën, është se vendi ynë, përveçse i bukur, është edhe një destinacion i sigurt turistik. Prania jonë në zonën Shengen është garanci për këtë siguri”, tha ministri. Evtim Milloshev theksoi se edhe vendi më i bukur në botë, nëse nuk është i sigurt dhe nuk ndihet i mbrojtur, pushon së preferuari. Sipas tij, Bullgaria është tërheqëse për turistët e huaj me "bukurinë e jashtëzakonshme që ofron natyra jonë, trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike që kemi dhe mikpritjen legjendare".