Premte 3 Janar 2025 09:24
Premte, 3 Janar 2025, 09:24
Grigor Dimitrov
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të gjashtë në Turneun e Tenisit të Serisë ATP 250 në qytetin australian. Rivali i radhës i Grigor Dimitrov është Irzhi Leheçka nga Çekia, i cili triumfoi në dy sete ndaj kilianit Niklas Hari.
Në Brisbane, tenisti bullgar renditet në vendin e dytë, ndërsa lider në renditje është Novak Xhokoviç. Grigor Dimitrov fitoi turneun dy herë - në 2017 dhe 2024, dhe në 2013 humbet në finale.
Publikoi / Publikuan: БНР екип