LAJME

Artikull

80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme"

Martë, 7 Janar 2025, 02:30

Shërbim përkujtimor në Sofje për nderim të viktimave të "Krishtlindjeve të Përgjakshme", 7 janar 2024

Shërbim përkujtimor në Sofje për nderim të viktimave të "Krishtlindjeve të Përgjakshme", 7 janar 2024

FOTO: bntnews.bg

Madhësia e shkronjave

Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me urdhër personal të Mareshalit Josip Broz Tito dhe u drejtua nga lideri komunist lokal Llazar Kolishevski. Qëllimi i aksionit ishte të fshihej vetëdija bullgare në Maqedoni dhe të imponohej serbizimi.