Dita e Ivanit është ndër festat e preferuara dimërore nga bullgarët

Martë, 7 Janar 2025, 03:20

Riti "Larja" në fshatin Reselec, pranë qytetit Çerven Brjag

Riti "Larja" në fshatin Reselec, pranë qytetit Çerven Brjag

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas festës së Epifanisë për të nderuar Pagëzorin, i cili kreu Pagëzimin Hyjnor të Birit të Zotit. Shën Gjoni përhapte vullnetin e Zotit dhe i thërriste njerëzit në pendim, sepse Zoti i dha atij aftësinë për të parë mëkatet njerëzore. Ai i pagëzone të penduarit në ujërat e lumit Jordan, ku ata çliroheshin nga mëkatet e tyre për të rilindur për një jetë të drejtë.

Ритуално къпане на коледарите на Ивановден в село Иваново, Русенско

FOTO: БГНЕС

Në Bullgari, larja rituale në lumenj dhe burime, që vjen të kujtojë pagëzimin në lumin Jordan, praktikohet në rajone të ndryshme edhe sot e kësaj dite. Në ujëmbledhësit e bekuar Ditën e Bekimit të Ujit, pavarësisht nga kushtet e motit, guximtarët hyjnë në ujërat e akullta. 

FOTO: БТА

Trapeza është e pasur dhe përfshin të gjitha pjatat bullgare të dimrit nga fasulet, oshaf dhe banica deri te sallami i pjekur dhe brinjët e derrit me lakër.
Ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emrin Gjon, Ivan dhe derivatet e tyre, dhe ata janë afro 350 mijë veta. Prandaj festa mbahet me nder të veçantë, pothuajse si një festë kombëtare, sepse nuk ka familje që nuk e shënon siç duhet.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES