EKONOMI

Artikull

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Mërkurë, 8 Janar 2025, 14:27

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë për këtë vit, njoftoi gazetarja Cvetelina Stojanova. Në raportin për atë që është bërë vitin e kaluar, Gllavçev veçoi përpjekjet për një nga prioritetet kryesore për vendin tonë – anëtarësimin në Eurozonë. "Eurozona është në pragun tonë dhe ne jemi fjalë për fjalë disa ditë larg plotësimit të kriterit të katërt /të fundit/ - stabilitetin e çmimeve. Pra, ne mbetemi dhe jemi në një pozicion të mirë," tha ai.
Lexoni më shumë mbi temën në postimet e mëposhtme:

Publikoi / Publikuan: БНР екип