Enjte 9 Janar 2025 08:46
Enjte, 9 Janar 2025, 08:46
Vanja Stefanova
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në këtë detyrë prej një viti është edhe Elena Karakasheva, e cila më parë ishte gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kasacionit. Para kësaj, Maria Pavllova ishte edhe zëvendëskryeprokurore, por ka muaj që është ushtruese e detyrës së ministres së drejtësisë. Stefanova është drejtuese e Departamentit të Parë të Specializuar në Prokurorinë e Lartë. Ajo ishte edhe nënkryetare e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e parë e Kolegjit të Prokurorëve të këtij viti zgjati rreth 5 minuta, ndërsa kritikat për procedurën dhe emërimin e Sarafovit kryeprokuror të ri nuk u komentuan. Zgjedhjet u caktuar për 16 janar.
Publikoi / Publikuan: БНР екип