LAJME

Artikull

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Enjte, 9 Janar 2025, 15:19

Ljubosllav Kostov

Ljubosllav Kostov

FOTO: Maria Fileva

Madhësia e shkronjave

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov.

Edhe një herë, buxheti po bëhet peng i intrigave politike dhe pazareve të kabinetit”. “Ka tema shumë të rëndësishme që nëse buxheti nuk i parashikon, do të pasojë një seri protestash”, tha sindikalisti.

Ndërkohë, punëdhënësit kanë paralajmëruar se tensionet mes bizneseve po rriten për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar dhe krizës me të cilën po përballet ekonomia jonë. Nëse nuk ka mekanizëm kompensues për çmimet tepër të larta, rezultati do të jetë një rritje e inflacionit pas rritjes së çmimit të të gjitha mallrave dhe shërbimeve, parashikon Dobri Mitrev, kryetar i Bordit të Dhomës Industriale Bullgare.