LAJME

Artikull

Atanas Zaprjanov: “Rusia zhvillon një luftë hibride kundër Bullgarisë”

Premte, 10 Janar 2025, 07:01

Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve të parlamentit bullgar, Sofja mbetet e qëndrueshme në mbështetjen e saj për Ukrainën, duke përfshirë integrimin e saj euroatlantik. Në përgjigje të krizës më serioze në sigurinë evropiane në dy vitet e fundit, ai ripohoi unitetin dhe solidaritetin e Bullgarisë me vendet aleate dhe partnere brenda Grupit të Kontaktit të udhëhequr nga SHBA-ja, transmeton BTA.
Ndërkaq, duke iu përgjigjur me shkrim pyetjes së deputetit Ivajllo Mirçev, ministri Zaprjanov theksoi se “gënjeshtra absurde hibride ruse” se personel ushtarak do të dërgohet në Ukrainë janë pjesë e arsyeve të mungesës së ushtarëve në ushtri. Sipas fjalëve të tij, dezinformimi sistematik rus është një kërcënim për Bullgarinë i krahasueshëm me një luftë konvencionale.

Publikoi / Publikuan: БНР екип