Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për meremetimin e godinave ekzistuese.
Këtë vit, përpjekjet do të përqendrohen në sigurimin e infrastrukturës për projektet kryesore të modernizimit të Ushtrisë Bullgare - avionët F-16 Block 70, anijet patrulluese multifunksionale modulare, si dhe sigurimi i pajisjeve bazë luftarake për ndërtimin e grupeve të betejës së batalionit për Forcat Tokësore.
Është planifikuar gjithashtu ndërtimi i infrastrukturës për të akomoduar dhe siguruar Grupin e Betejave Shumëkombëshe të NATO-s në territorin tonë në rajonin ushtarak Kabile.