MUZIKË

Artikull

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Martë, 14 Janar 2025, 06:10

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

FOTO: YouTube /Papi Hans

Madhësia e shkronjave

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e pikëllimit”. Këngëtari thotë për të:
“Parkingu” është një këngë e rëndë. Një këngë për ndarjen dhe pamundësinë për të ecur përpara, por edhe një këngë për shpresën, për besimin se do të jemi mirë, se do ta kalojmë edhe këtë."
Teksti si zakonisht është i vetë Papi Hans-it, ndërsa muzikën dhe aranzhimin e bëri së bashku me Vitali Ezekiev.
Sa i përket albumit, Papi Hans shton: “Në albumin tim të tretë, “Ngjyrat e pikëllimit”, mblodha nëntë këngë që trajtojnë emocione komplekse njerëzore si frika, xhelozia dhe dëshpërimi, por ato gjithashtu kodojnë një shenjë që në çdo pikëllim ka dhe bukuri."
Papi Hans do të performojë live më 29 mars në Asics Arena të gjitha këngët e albumit “Ngjyrat e pikëllimit”, si dhe hitet e tij më të mëdha.
Lexoni më shumë për këtë krijues në koleksionin e Radio Bullgarisë: 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип