LAJME

Artikull

KE pret që RSM të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj

Martë, 14 Janar 2025, 14:32

Marta Kos

Marta Kos

FOTO: Parlamenti Evropian

Madhësia e shkronjave

Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri "Konkurrueshmëria" në dhjetor për shkak se vendi nuk kishte përmbushur zotimet e nevojshme. “E njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë e Veriut”, shtoi ajo në lidhje me angazhimet e saj, raportoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Kujtojmë se RSM është zotuar që në preambulën e saj të përfshijë bullgarët si komb shtetformues, në mënyrë që Bullgaria të heqë veton në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Kryeministri i ri i vendit, Hristijan Mickoski, megjithatë, refuzon ta bëjë këtë.