LAJME

Artikull

Komisioni Ligjor në Parlament votoi pezullimin e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Martë, 14 Janar 2025, 16:20

Komisioni Ligjor në Parlament votoi pezullimin e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Madhësia e shkronjave

Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav Sarafov, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për drejtësi. Ndryshimet pritet të diskutohen në sallën plenare të Kuvendit të mërkurën, më 15 janar.
Sipas ndryshimeve të miratuara në Aktin e Gjyqësorit, procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës së Lartë të Kasacionit, të cilat nuk kanë përfunduar me dekret presidencial për emërim deri në datën e shpalljes së ndryshimeve, ndërpriten. Kjo do të thotë se edhe nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor e zgjedh Sarafovin më 16 janar, nëse presidenti vonon nënshkrimin e tij përfundimtar dhe ndërkohë hyjnë në fuqi ndryshimet, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të ndërpresë këtë procedurë të veçantë.
Por edhe nëse zgjedhja e tij pezullohet, Borisllav Sarafov mund të vazhdojë të veprojë si Prokuror i Përgjithshëm dhe të kandidojë në procedurën e ardhshme, njoftoi gazetarja Silvija Velikova.