LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 15 janarin 2025

Moti mbetet i vranët

Martë, 14 Janar 2025, 17:35

Parashikimi i motit për 15 janarin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të dobëta bore, në rajonet ekstreme juglindore - reshje shiu. Shpërndarje më të ndjeshme dhe ulje të vranësirave do të ketë natën dhe orët para mesditës mbi Rrafshinën e Danubit. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, kurse maksimalet nga minus 1° deri në  4°. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth minus 6°, maksimalja - rreth minus 1°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, vende-vende me reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth minus 4°, në 2000 metra - rreth minus 7°.
Do të mbajë mot me vranësira në bregun e Detit të Zi, me reshje të dobëta shiu në zonat ekstreme jugore. Thyerje dhe reduktime më të theksuara të reve do të ndodhin në orët para mesditës në bregdetin verior. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 3°-5°. Temperatura e ujit të detit është 8°-10°.