Mërkurë 15 Janar 2025 06:10
Mërkurë, 15 Janar 2025, 06:10
FOTO: @MihaelaFilevaOfficial
Madhësia e shkronjave
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal të ri në YouTube.
Videoja ndikuese për baladën u xhirua nga regjisori Bojko Shtonov dhe kameramani Atanas Atanasov. Teksti i këngës "Loti i fundit" u krijua nga Mihaella Fileva, e cila punoi në muzikë së bashku me Iskren Tonçev - Iskrata dhe Michaela Stridback. Në projekt marrin pjesë edhe Stefan Stefanov (piano) dhe Vencisllav Trifonov (klarinetë), ndërsa aranzhimin përfundimtar e bënë Iskren Tonçev dhe Veselin Cenov.
“Loti i fundit” është balada e vetme nga albumi i pestë i këngëtares Mihaella Fileva "96". Ngjyrat e mbyllura të kostumeve dhe dekoreve në video krijojnë ndjesinë e një zgjedhjeje të pashmangshme që na ndryshon përgjithmonë.
“Loti i fundit” është një këngë për transformimin, guximin dhe aftësinë për të dashur përsëri.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova