LAJME

Artikull

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Enjte, 16 Janar 2025, 13:59

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më. Autobusët gjatë ditëve të javës përballen me trafikun, por gjatë fundjavave dhe festave fluksi i njerëzve që duan të ngjiten në mal është shumë herë më i madh se mundësitë e transportit publik.

“Ne duam vetëm teleferikë dhe akses normal, të kemi fluturime normale, një rrugë normale në të cilën të lëvizim”, i thanë protestuesit gazetares së BNR Milla Mlladenova.

FOTO: BTA

Ndërmarrja e Transportit Publik të Sofjes premtoi më shumë autobusë për në mal. Në fundjavë nga ora 10:00 deri në orën 15:00, makinat nuk do të mund të hyjnë më në rrugët e zonës “Aleko” dhe “Zllatnite Mostove”, ku nisen rrugët më të njohura turistike.
Foto: BTA