POLITIKË

Artikull

Shkupi kërkon rishikimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara me Bullgarinë

Premte, 17 Janar 2025, 07:31

Shkupi kërkon rishikimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara me Bullgarinë

FOTO: X/@TimcoMucunski

Madhësia e shkronjave

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të forcuar partneritetin, për të avancuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar së bashku në stabilitetin rajonal dhe përparim të përbashkët”, ka shkruar Mucunski në rrjetin social “X”.
Duke folur për televizionin Telma, Mucunski tha se e njeh Georgiev dhe se në Shkup janë të gatshëm të bisedojnë me qeverinë e rregullt bullgare për propozimin për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që shkrimi i ri i bullgarëve në të të hyjë në fuqi me një efekt të vonuar, i cili do të krijonte parashikueshmëri për integrimin evropian të vendit, raporton BTA. Sipas diplomatit maqedonas, Shkupi është i gatshëm të bëjë kompromis me Sofjen, por jo me çdo çmim dhe gjithashtu kërkon rishikim të Protokollit për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.