Artikull
37.4% e bullgarëve e pranojnë formulën e qeverisë së re
Premte 17 Janar 2025 13:54
Premte, 17 Janar 2025, 13:54
FOTO: Agjencisë Sociologjike “Mjara”
Madhësia e shkronjave
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen Zheljazkov me mandatin e GERB-SDS, me pjesëmarrjen e BSP-së dhe ITN-së dhe me mbështetjen e DPS-së së Ahmed Doganit, merr tolerancën fillestare publike, edhe pse jo e madhe. Të dhënat janë nga një sondazh i pavarur telefonik ekspres i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i kryer në datat 16 dhe 17 janar mes 800 personave. Vlerësimet e kabinetit të ri janë më pozitivet nga elektorati i partive pjesëmarrëse. Te pjesa tjetër, në rastin më të mirë është një ndjenjë lehtësimi që u krijuar një lloj qeverisjeje, komentojnë sociologët.
Publikoi / Publikuan: БНР екип