Artikull
Një libër paraqet historinë e oborrit mbretëror bullgar
Premte 17 Janar 2025 16:51
Premte, 17 Janar 2025, 16:51
Madhësia e shkronjave
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon historinë, strukturën dhe biografitë e oborrit mbretëror bullgar, urdhrat dhe medaljet, tregon për rezidencat dhe shtëpitë e familjes në pushtet, specifikat e veshjeve (shoqëruesit civilë dhe ushtarakë, punonjësit dhe shërbëtorët e pallatit) etj. Nga shtëpia botuese – “Knigomania”, bëjnë me dije se në 145 vitet e fundit ky është libri i parë dhe i vetëm, një lloj enciklopedie e Mbretërisë së Tretë Bullgare.