Në mes të bukurisë magjike dimërore të rajonit Kraishteto

Premte, 17 Janar 2025, 17:09

Në mes të bukurisë magjike dimërore të rajonit Kraishteto

FOTO: Miglena Ivanova

Madhësia e shkronjave

Kraishteto është një rajon në Bullgarinë Perëndimore, afër kufirit me Serbinë, i njohur për bukuritë e ruajtura natyrore. Në dekadën e fundit, ky rajon gëzon një interes në rritje në mes të turistëve. E megjithatë këtu mund të endesh për orë të tëra pa takuar askënd dhe kështu të zhytesh plotësisht në bukurinë e natyrës. Ju ofrojmë një shëtitje të shkurtër fotografike nëpër disa nga bukuritë e këtij rajoni.
Është dimër dhe bie dëborë përreth. Në një shteg të pashkelur me shenja të mrekullueshme, të financuar nga një projekt i Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë, ne nisemi nga fshati Zelenigrad drejt një nga atraksionet lokale - Shili Kamik.

FOTO: Миглена Иванова

Rruga për atje na çon pranë shtëpive të zhytura në harresë që mbajnë sekrete nga jeta e ish-banorëve të tyre.

FOTO: Миглена Иванова

Në mjegullën e ngrirë para syve ngrihet shkëmbi i njohur si Shili Kamik.

FOTO: Миглена Иванова

Në mot të kthjellët, nga Shili Kamik shpaloset një pamje e bukur panoramike e rajonit historiko-gjeografik Znepole. Për shkak të mjegullës, pamja para nesh tashmë është mjaft përrallore-misterioze.

FOTO: Миглена Иванова

Shumë afër nga këtu ka një tjetër fenomen - Cvetanovo izhle (kasolle, vilë) - një shkëmb në formë U-je që të kujton rrënojat e një shtëpie prej guri. Legjenda tregon se kjo ishte një shenjtërore e lashtë.

FOTO: Миглена Иванова

Prej këtu do të shkojmë në malin Zavallska dhe fshatin Gërllo me pusin e famshëm tempull pranë tij. Rrugës për atje kalojmë pranë digës së heshtur Krasava, e cila furnizon me ujë qytetin Breznik dhe fshatrat përreth.

FOTO: Миглена Иванова

si dhe pran një varreze të vjetër me kryqe me forma interesante - një më i madh ngrihet përpara, dhe pas tij disa më të vegjël, të gdhendura në një rreth. Disa i lidhin me kryqtarët, të tjerë me bogomilët.

FOTO: Миглена Иванова

Duke u ngjitur në një kodër të vogël, gjendemi përpara qëllimit tonë të fundit për ditën - tempullit pus mbi 3000 vjeçar, i cili nuk ka asnjë analog në Bullgari.
Ai u zbulua në vitin 1971 nga arkeologia Dimitrina Mitova-Xhonova. Ajo e lidh ndërtimin me traditën e lashtë të ndërtimit të kulturës “nuragi” në ishullin e Sardenjës, ku janë gjetur struktura të ngjashme. Në brendësi të tempullit të gërmuarnë dhe, i ndërtuar me të ashtuquajturën teknikë të ndërtimit të thatë, çon një shkallë spirale.

FOTO: Миглена Иванова

Ajo na çon në një dhomë me një pus në mes dhe një vrimë në tavan.

FOTO: Миглена Иванова

Pas gjithë bukurisë të shikuar gjatë ditës, të magjepsur nga magjia e kësaj treve, zotojmë se do të kthehemi sërish këtu.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Miglena Ivanova

Publikoi / Publikuan: БНР екип