LAJME

Artikull

Sofja dëshiron ndërtimin e korridoreve të transportit Greqi - Bullgari - Rumani

Hënë, 20 Janar 2025, 10:02

Grozdan Karaxhov

Grozdan Karaxhov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Grozdan Karaxhov në Forumin Ekonomik të Sofjes. Mbi 18 000 kompani greke operojnë në Bullgari. Vëllimi i investimeve të tyre është mbi 3.5 miliardë euro. Prandaj, Karaxhov theksoi rëndësinë e restaurimit të lidhjes hekurudhore Sofje, Kullata dhe Selaniku. Kjo do të hapë mundësi për bisedime me Rumaninë për korridorin hekurudhor multimodal Selanik-Sofje-Vidin-Kallafat, shpjegoi Karaxhov. Ai u takua me homologun e tij grek Hristos Stajkuras dhe diskutoi organizimin e një takimi trepalësh me ministrin rumun të transportit Sorin Grindeanu për një prezantim të përbashkët në Komisionin Evropian mbi financimin e korridorit Selanik-Vidin dhe korridorin Aleksandropolis-Ruse-Varna-Burgas.