SHOQËRI

Artikull

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Martë, 21 Janar 2025, 04:10

Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

FOTO: visit.varna.bg

Madhësia e shkronjave

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i emisionit "Arkitektura e Varnës së Vjetër" dhe i dy librave për arkitektin.
Dabko Dabkov lindi në qytetin  Trjavna, por u transferua në Varna në moshë të re. Ai projektoi dhe mori pjesë në ndërtimin e më shumë se 200 ndërtesave ikonike në kryeqytetin detar. Ai është autor i ndërtesave të tilla të jashtëzakonshme si Akuariumi në Kopshtin e Detit, Hoteli "London" (tani Hotel "Musalla"), selia e Forcave Detare (projekt i përbashkët me arkitektin Stefan Venedikt Popov).
Sot, një monument i Arkitektit Dabkov të ulur në një stol mund të shihet në rrugën kryesore të qytetit. Monumenti, i përgatitur sipas një fotografie të arkitektit tonë të njohur nga viti 1922, është vepër e skulptorit Veselin Kostadinov.
Pas ndryshimeve politike në Bullgari më 9 shtatorin 1944 Dabkov u shpall "armik i popullit". Nën hijen e këtij poshtërimi, pas një jete të jetuar me dinjitet, ai ndërroi jetë në vitin 1945 në moshën 70 vjeçare. Qindra qytetarë të Varnës e përcollën atë në udhëtimin e tij të fundit tokësor, por gradualisht emri i tij u zhyt në harresë, thotë Obllakov. Vetëm vitet e fundit filloi të ringjallet kujtimi për të.