LAJME

Artikull

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Martë, 21 Janar 2025, 17:27

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen e fëmijëve dhe sot – edhe mamitë.

FOTO: БТА

Në Spitalin Obstetriko-Gjinekologjik “Shtëpia e Nënës” në Sofje u shërbye liturgji e shenjtë dhe u lanë ritualisht duart e mjekëve obstetër me ujë të shenjtë dhe sapun. Reparti Obstetriko-Gjinekologjik i Spitalit Rajonal në Burgas njoftoi se në vitin 2024 në të lindën mbi 1400 foshnja.

FOTO: БТА

Femrat nga Klubi i Pensionistëve “Mështekna e bardha” në Breznik të rajonit të qytetit Pernik, rikrijuan zakonet e vjetra. Krahas “larjes” së duarve të gjyshes-mami me bekime për shëndet, ata në stil shakaje prezantuan edhe zakonet që lidhen me ngjizjen dhe shtatzëninë. Për festën, gratë përgatitën gatime dhe pije tipike të pranishme në tryezë atë ditë në rajon, duke përfshirë pite, lakër turshi i zier me mish derri, proshutë dhe piper të thatë, paça, byrek, raki etj.

FOTO: БТА

Babinden është një nga festat e nderuara popullore të grave, ndër seritë e kremteve dimërore të popullit bullgar.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Publikoi / Publikuan: БНР екип