Artikull
Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid
Mërkurë 22 Janar 2025 04:10
Mërkurë, 22 Janar 2025, 04:10
FOTO: tourism.government.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues nga mbi 9500 kompani dhe 156 vende. Në stendën bullgare me një sipërfaqe nga 150 metra katror prezantohen fenomene kulturore dhe natyrore, nisma moderne për turizmin e qëndrueshëm, si dhe oferta tërheqëse turistike. Do të organizohen degustime profesionale të shijeve tradicionale bullgare dhe verërave të cilësisë së lartë, duke përfshirë varietete unike si “Mavrud”.