MUZIKË

Artikull

“Magjia” një këngë për marrëdhëniet romantike tashmë të harruara

Mërkurë, 22 Janar 2025, 11:35

“Magjia” një këngë për marrëdhëniet romantike tashmë të harruara

FOTO: Facebook /Kristin Sax

Madhësia e shkronjave

Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është autore e muzikës dhe e tekstit, vetëm për aranzhimin iu drejtua Artur Nadosjan.
Ja çfarë thotë KristinSax për këngën e re "Magjia":
“Gjithçka nis me një vështrim kalimthi nën tingujt e saksofonit. Prania e trëndafilit të kuq (në video) si simboli më sensual, e përforcon emocionin. Le të jetë burri një zotëri dhe zonja një grua e vërtetë. Le ta ruajmë bukurinë në dashuri. “Magjia” është një këngë që tregon për marrëdhënie romantike tashmë të harruara”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Kristin Sax